Ballina Politika Pas ofendimeve, Taulant Balla gënjen edhe për numrin e informacionit të BE-së

Pas ofendimeve, Taulant Balla gënjen edhe për numrin e informacionit të BE-së

111
0

Pasi ofendoi deputeten e PD-së, Albana Vokshi, deputeti Taulant Balla ka vazhduar të gënjejë në sallën e parlamentit.

Duke tentuar të mbulojë diellin me shoshë, Balla u shpreh se, numri 0900 është numri i BE-së për ata që mund të marrin informacion.

Por në fakt edhe këtu Taulant Balla ka gënjyer, pasi Bashkimi Europian ka një numër që nis me 00800, siç mund ta shikoni dhe në foto.

Image

Ja si gënjeu Taulant Balla:

Kush ka kush ka nevojë të marrë informacion mbi Bashkimin Europian ka një numër ‘green line’ ku ti mund të marrësh informacion për vendimmarrjen e Bashkimit Europian. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi, ndihet e fyer unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… isha duke folur për reformën në Bashkimin Europian.

Ja ku e keni numrin me 0900 të Bashkimit Europian ku çdo qytetar i Bashkimit Europian merr informacion për vendimmarrjen në Bashkimin Europian.

Kush do që ta përdorë këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave le ta marrë.