Emily Ratajkowski tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në spektaklin plot yje të markës Loewe në Château de Vincennes, në kuadër të Javës së Modës në Paris.
Modelja 34-vjeçare bëri që të gjithë sytë të ishin mbi të pasi hoqi dorë nga bluza dhe u shfaq pa reçipeta, duke mbuluar vetëm pjesërisht trupin me një pulovër ngjyrë blu të errët të vendosur mbi shpatulla.
Emily e kompletoi pamjen e saj tejet provokuese me një palë pantallona elegante dhe taka, ndërsa e shoqëroi veshjen me një çantë të madhe dhe syze dielli stil.
Pavarësisht veshjes së guximshme, bukuroshja rrezatonte vetëbesim teksa parakaloi dhe më pas zuri vend në rreshtin e parë të shfaqjes.
Emily iu bashkua në këtë sfilatë aktoreve Julia Garner dhe Sissy Spacek, si dhe regjisorit Baz Luhrmann, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Catherine Martin.







