Vendimi i Real Madrid për të bërë ndryshim në stolin e trajnerit ka marrë kritika të forta nga legjenda e klubit
Duke folur në një podcast së bashku me ish-portierin legjendar Iker Casillas, ish-mesfushori i “Los Blancos” sugjeroi se klubi veproi shumë shpejt duke i dhënë fund një projekti premtues, ndërkohë që po rrezikon me emërimin e Alvaro Arbeloas.
Helguera theksoi se Alonso meritonte shumë më tepër durim nga drejtuesit e klubit.
Sipas tij, pavarësisht disa dyshimeve taktike, skuadra kishte një bazë solide dhe duhej t’i jepej më shumë kohë për t’u zhvilluar përpara se drejtuesit të vendosnin për shkarkimin e trajnerit që më parë kishte drejtuar Bayer Leverkusen.
Ai argumentoi se një vlerësim i drejtë i potencialit real të skuadrës nën drejtimin e Alonso duhet të ishte bërë shumë më vonë gjatë sezonit.
“Unë mendoj se ata duhej të prisnin deri në shkurt ose mars për të gjykuar. Deri atëherë do ta kishim parë se si po performonte realisht skuadra. Ata u nxituan shumë për ta shkarkuar Xabi Alonson”, u shpreh Helguera.
Edhe emërimi i Arbeloas është pritur me skepticizëm, pasi Helguera theksoi mungesën e përvojës së tij në nivelin më të lartë.
“Është absurde. Arbeloa nuk kishte drejtuar kurrë në La Liga dhe ditën kur u promovua kishte humbur 4-1 me Real Madrid Castilla”, shtoi ai.
Helguera kritikoi gjithashtu vendimin e Real Madridit për të anashkaluar një tjetër legjendë të klubit, Raul Gonzalez, i cili për gjashtë vite drejtoi ekipin e dytë të klubit pas një karriere të jashtëzakonshme si lojtar në “Santiago Bernabeu”.
“Rauli do ta kishte menaxhuar më mirë këtë situatë, sepse ka qenë kapiten dhe i ka përjetuar këto momente. Nuk mendoj se Arbeloa ishte zgjedhja e duhur”, përfundoi Helguera.







