Policia e Korçës ka arrestuar një person për tentativë vrasjeje. Në pranga ka përfunduar Bujar Rizvani. Sipas policisë, shërbimet e Komisariati i Policisë Korçë ndërhynë menjëherë pasi morën njoftimin se në lagjen nr. 6 të qytetit, gjatë një konflikti, një 60-vjeçar ishte goditur me mjet prerës.
“Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin gjatë një konflikti. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar”, njofton policia.
Policia sekuestroi edhe mjetit prerës, një thikë, e cila dyshohet se është përdorur nga autori gjatë konfliktit.
Gjithashtu policia ka zbardhur dhe dokumentuar edhe dy raste vjedhjeje të ndodhura më parë, një në një magazinë dhe një tjetër në një banesë në qytet.
Për këto ngjarje u arrestuan shtetasi Eri Hajdinllari si dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohen si autorë të vjedhjeve.
Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.







