Ballina Kulturë Filmi “Dilema e Ismailit” pati premierën, i pranishëm dhe Gonxhja

Filmi “Dilema e Ismailit” pati premierën, i pranishëm dhe Gonxhja

101
0

Filmi “Dilema e Ismailit”, një vepër kinematografike e bazuar në një histori të vërtetë nga zona e Shëngjergjit në Tiranë, u shfaq premierën duke sjellë në ekran një rrëfim prekës mbi besën shqiptare, humanizmin dhe guximin në një nga periudhat më të errëta të historisë.

I pranishëm në premierën e filmit ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi filmin si një dëshmi të rëndësishme të vlerave shqiptare.

Sipas tij, filmi përcjell një mesazh të fortë për besën shqiptare dhe solidaritetin njerëzor në kohë të vështira, duke sjellë në vëmendje historinë e një familjeje shqiptare që mbrojti dy miq hebrenj, duke respektuar besën e dhënë dhe duke zgjedhur të qëndrojë në anën e dinjitetit njerëzor, pavarësisht rrezikut dhe pasojave të rënda.

Filmi “Dilema e Ismailit” sjell në ekran sakrificën dhe kurajën e kësaj familjeje, duke rikujtuar një kapitull të rëndësishëm të historisë shqiptare dhe të vlerave të saj humane.

Në rolin e Ismailit interpreton aktori i njohur ndërkombëtar Arben Bajraktaraj, ndërsa skenari dhe regjia mbajnë firmën e Dhimitër Ismailajt dhe Valona Ismailajt.

Kjo vepër kinematografike synon të sjellë në vëmendje historitë e panjohura të solidaritetit dhe guximit të shqiptarëve, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm mbi humanizmin dhe respektin për jetën njerëzore.