Ballina Aktualitet Tërmeti tragjik i nëntorit i mori 7 anëtaret e familjes, zemra e...

Tërmeti tragjik i nëntorit i mori 7 anëtaret e familjes, zemra e Albert Carës nuk e duroi më dhimbjen dhe ndaloi së pushuari

157
0

Pas më shumë se 6 vitesh dhimbjeje, zemra e Albert Carës nuk mundi të durojë më pasi sot pushoi përgjithmonë së rrahuri si pasojë e një ataku kardiak. Ai mbeti “fillikat” pasi tërmeti i nëntorit të 2019-ës në Thumanë u mori jetën 7 familjarëve të tij.

Tashmë Alberti do të pushojë në përjetësi pranë engjëjve të tij që i deshi më shumë se kushdo. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së Drejtues Zjarrfikës Arben Cara, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë” ka shkruar drejtori i MZSH.

Kujtojmë se tërmeti shkatërrues i nëntorit u bë shkak për humbjen e jetës të familjarëve të Alberit, Almiri 26-vjeçar, Erisa 25-vjeçare, Hasani 18-vjeçar, Fatmira 53-vjeçare, Sadajana 21-vjeçare dhe Anthi 72 vjeç si  edhe Stela Zvergeci, e fejuara e Almirit, e cila është varrosur në Korçë.

Postimi i plotë i Arben Carës, drejtori i MZSH:

Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri.

Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij. Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë.