Ballina Politika Adrian Gashi, zgjidhet kryetari i degës së PD-së në Durrës

Adrian Gashi, zgjidhet kryetari i degës së PD-së në Durrës

207
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës.

Në përfundim të numërimit të votave, fitues është shpallur kandidati Adrian Gashi me 586 vota.

Kandidati tjetër Erion Luka mori 268 vota.

Nga të dhënat e Komisionit të Zgjedhjeve mësohet se, 19 vota kanë dalë të pavlefshme.

Gashi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e oficerit të policisë gjyqësore në Durrës dhe është pedagog në Universitetin e Durrësit.