Nga Ylli Manjani
Një llogjikë që do ta dallonte përgjegjësinë tonë të përbashkët nga ajo e individëve.
Të fusësh drogë në Shqipëri nuk quhet kondrabandë, por trafik.
Nuk më duket aspak e llogjikshme kjo gjë që buron nga Kodi Penal në fuqi.
Kondrabanda si term është shpikur origjinalisht si ndalim i futjes në territor të sendeve apo mallrave të ndaluara.
Më tej koncepti u plotësua me futjen e sendeve jashtë kontrollit doganor si dhe për mallra që i fshihen deklarimit. Kjo e fundit është një formë e evazionit fiskal (vepër penale tjetër kjo).
Por arsyeja përse ekziston koncepti penal kontrabandë është për sendet e ndaluara.
Droga përderisa është send/mall i ndaluar, llogjikshëm duhet të ishte brenda konceptit të kondrabandës.
Kodi Penal në fuqi futjen e drogës në Shqipëri e quan trafik. Nga ana tjetër, ligji penal me trafik kupton: importin, eksportim, tranzitimin dhe shitjen e drogës.
Shiheni me vemendje!
Të gjitha këto terma, pra import, eksport, tranzit, shitje janë terma të tregëtisë legjitime. Janë terma që i gjen normalisht të përkufizuara në ligjet doganore, tatimore e tregëtare.
Pra me pak fjalë ne dënojmë veprimtarinë tregëtare me termat legale të tregëtisë!!!
Disi kontradiktore kjo gjë. Nuk ka kuptim të dënosh importin kur personi nuk paraqitet në doganë me një mall tregëtar. Tregëtari i drogës po fut apo po nxjerr mall të ndaluar në territor. Kontrabandë e pastër dmth.
Futja e drogës në territor nuk është import që ska pahuar doganën, por futja e një malli të ndaluar.
Trafikimi është term që e kanë krijuar konventat ndërshtetërore për të përshkruar rrugët e kalimit të drogës si mall i ndaluar.
Por për shtetin tonë nuk ka kuptim fjala trafik në vend të kondrabandës.
Futja e drogës në territor është kondrabandë si fillim, pastaj nëse qëllimi është për të kaluar në një vend tjetër, kontrabanda bëhet në rrethana të cilësuara.
Dua të them se vetëm kjo llogjikë do ta bënte shtetin tonë realisht përfshirës në luftën globale të drogës. Shteti garanton pastërtinë e territorit të tij në marrëdhëniet ndërshtetërore. Kjo është ideja e trafikut.
Në këtë kontekst ne mbajmë përgjëgjësi për përdorimin kriminal të territorit dhe jo të sa shqiptarëve nëpër botë merren me këtë bisnes.
Prandaj jam për ti ndarë këto koncepte në Kodin Penal, me qëllim që të ndahet edhe përgjegjësia.
E përsëris, kushdo që fut drogë në Shqipëri bën kondrabandë ndaj Shqipërisë. Dhe për këtë Shqipëria duhet ta ndëshkojë kontrabandistin. Kështu duhet të jetë! Se nuk ka import droge!!! As eksport e as tranzit! Është absurse të mendohet!
Kushdo që përdor territorin e Shqipërisë për të kaluar drogë, kryen kontrabandë me qëllim trafikun ndërkombëtar. Kjo do ta bënte kontrabandën vepër të dënueshme në rrethana të cilësuara. Kështu jemi korrekt edhe me angazhimet ndërkombëtare.
Kjo do të ishte llogjika e duhur që do disiplinonte llogjikshëm përgjegjësinë e shtetit dhe të të individëve. Se nuk janë e njëjta gjë me thënë të drejtën.
Shteti ka barrën dhe aftësinë provuese në territorin e vet. Mbi këtë bazë merr përsipër angazhime në marrëdhënie me shtetet e tjera.
Në të kundërt jemi në ujra të turbullta dhe spekulative. Me terma burokracie ndërkombëtare, pa aftësi provuese dhe jashtë llogjikës së termave penalë nuk garanton dot as drejtësi për shtetasit e tu e as pastërti për të huajt.







