Ballina Europë Tërmeti i fortë godet vendin/ Ja sa ishte magnituda, dhe ku regjistrohet...

Tërmeti i fortë godet vendin/ Ja sa ishte magnituda, dhe ku regjistrohet epiqendra

25
0

Një tërmet me magnitudë 5.1 të Shkallës Rihter goditi Denizlin në Turqinë Perëndimore, ndërsa lëkundjet janë ndier deri në Izmir.

Autoritetet turke raportojnë se nuk ka viktima apo dëme serioze në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Lëkundja e fortë është regjistruar herët në mëngjesin e së hënës, ndërsa shkaktoi panik te banorët.

Sipas Observatorit Kandilli në Stamboll, tërmeti kishte epiqendrën në zonën Denizli–Buldan dhe u regjistrua me magnitudë 5.1 Rihter në një thellësi prej rreth 7.5 kilometrash.