Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra ndryshme penale si vjedhje,...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra ndryshme penale si vjedhje, kanosje, kalim paligjshëm kufiri

164
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Policisë, për një konflikt në familje, ka fyer dhe kanosur 2 punonjës të Patrullës së Përgjithshme;

-vunë në pranga shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh, në një automjet, pasi ka thyer xhamin;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 40 vjeçe dhe Xh. H., 35 vjeç, motër e vëlla, të dy banues në Durrës, pasi kallëzoi shtetasja L. B., se me vetëgjyqësi, kanë ndërruar bravat e disa subjekteve në pronësi të kallëzueses dhe vajzës së 40-vjeçares, në lagjen Nr. 14, për të detyruar shtetasit që kryenin aktivitet tregtar në këto subjekte, që të lidhin kontrata qiraje me 2 të procedurarit. Gjithashtu, dyshohet se 35-vjeçari ka goditur me grusht, një shtetas që kryente aktivitet tregtar në njërin nga këto subjekte;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit J. K., 43 vjeç dhe E. Z., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Fermë Sukth, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar verbalisht, me njëri tjetrin.

Shërbimet e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. A., 26 vjeç, për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Më datë 08.03.2026:
-dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, shtetasi E. K., 36 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, si ngjarje aksidentale;
-dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht, nga shkallët e banesës së tij, në Durrës, shtetasi Sh. L., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.