Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.
Në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.
Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.







