Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe shpallje në kërkim për vepra ndryshme penale

DURRES/ Policia arrestime dhe shpallje në kërkim për vepra ndryshme penale

169
0

Specialistët për qarkullimin rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. I. dhe Gj. K., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
-shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Sallmone, pasi dyshohet se ka hedhur me automjet, në territorin e fshatit Fllakë, mbetje kartonash. Punohet për kapjen e 60-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak:
-arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. Ç., 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi dyshohet se ka qëlluar me shpullë, djalin e saj, 10 vjeç.

Dje, kallëzuan shtetasit:
-E. B., se më datë 21.01.2026, kishte konstatuar se kishte humbur targën e automjetit, gjatë lëvizjes në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim;
-Xh. S., se i kishin vjedhur në afërsi të banesës, një pajisje (transformator). Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.