Ballina Europë Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Spanjë, të paktën 3 viktima dhe...

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Spanjë, të paktën 3 viktima dhe 4 të plagosur

85
0

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë u përfshi nga flakët.

Zjarri shpërtheu në ndërtesë gjatë natës, në Miranda de Ebro.

Raportohet se mes të plagosurve janë një 11 vjeçar dhe një 7-vjeçare. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

Lidhur me ngjarjen reagoi presidenti i rajonit të Castile dhe León, Alfonso Fernández Manihueco, i cili u shpreh: “Jam i shkatërruar. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe gjithë dashurinë time për familjet e të ndjerëve, si dhe urimet e mia për shërim të shpejtë të plagosurve”.