Ballina Politika Rama “qeras” Spiropalin, e transferon në krye të Komisionit për Çështjet e...

Rama “qeras” Spiropalin, e transferon në krye të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

110
0

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që t’ia lehtësoj pak zhgënjimin Elisa Spiroplait pasi e hoqi nga ministria e Jashmte, duke e transferuar në krye të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, i cili deri më tani është drejtuar nga Bledar Çuçi.

Spiropali pritet të zyrtarizohet në postin e ri në seancën plenare të ditës së nesërme ku do të diskutohen dhe miratohen ndryshime në komisionet parlamentare.

Drejtimin e një komisioni pritet të marrë edhe i ish-ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, dhe bëhet fjalë për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili drejtohet nga Anila Denaj.

Ndërkohë, ditën e nesërme, opozita ka thirrur një protestë në orën 10:00 para Kuvendit në kuadër të heqjes së imunitetit të ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.