Ballina Kronika “Christian Dior” dhe “New Balance”/ Doganat bllokojnë mallra të dyshuara për shkelje...

“Christian Dior” dhe “New Balance”/ Doganat bllokojnë mallra të dyshuara për shkelje të pronësisë

80
0

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë intelektuale për markat.

Mallrat u përkasin markave “Christian Dior” dhe “New Balance” dhe bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë Përgjithshme e Doganës për garantimin e barazisë në tregtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit.

Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet në fjalë.