Ballina Politika Ma(r)ta-hari Kos i Beogradit që pëlqen Ramën

Ma(r)ta-hari Kos i Beogradit që pëlqen Ramën

98
0

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, në rininë e saj ka dyshime të forta dhe me “prova të reja” se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete të ish-Jugosllavisë (UDB). Kjo nuk është akuzë e dalë nga “700 banaqet dhe tenxheret” mediatike shqiptare, por nga një homologe e Kos.

“Eurodeputetja sllovene Romana Tomc, nënkryetare e European People’s Party (EPP), grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian, deklaroi se i kishte dërguar një letër Komisionit Europian ku pretendon se ka prova të reja që Kos ka bashkëpunuar me agjencinë e spiunazhit të Jugosllavisë dhe kërkon hapjen e një hetimi”, thotë në një shkrim të zgjeruar faqja e njohur, Politico.eu.

Një Kos më shumë si spiune e Beogradit nuk është vetëm statistikë. Pikërisht kjo është zonja që i besohet një nga 27 komisionet e BE-së dhe përfaqëson komisionin për zgjerim, çka nënkupton se fjalët e saj për vendet që mëtojnë të jenë pjesë me të drejta të plota në BE-së janë shumë të rëndësishme.

Aq me vlerë janë, sa Kosi, bash në mes Tiranës, në prani të kryeministrit Edi Rama, tha me bindje të plotë: “free and fair elections” (zgjedhjet ishin të lira dhe ndershme), duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit.

Ajo është një zonjë e ditur, e lexuar, që nuk ia hedh kush, qoftë edhe një lajkatar ekslent 1.98 cm i gjatë, që gjynjozohet për spektakël mediatik të “tenxhereve nga Brukseli”. Ajo di të lexojë rrjedhshëm dhe nuk është “analfabete funksionale”.

Me siguri që kishte lexuar resht për rresht dhe me shënime raportin e OSBE/ODIHR që jo vetëm nuk i cilësonte “zgjedhje të lira dhe ndershme”, por qartësisht theksohej në raport se: “qeveria përdori resurset dhe administratën shtetërore në zgjedhje dhe pati akuza për blerje votash”.

Po si është e mundur që zonja që në vitet 1980 dyshohet si agjente e famëkeqes UDB dhe që sot flet për demokracinë e vendeve perëndimore, të çedojë kaq shumë? A nuk e dinte ajo që një deklaratë e tillë më së paku do shprehte habi dhe kundërshti nga drejtues të Komisionit Europian dhe akoma më shumë drejtuesve të OSBE/ODIHR?

Në agjentura njihet botërisht “dezinformi i qëllimshëm”, loja me kundërspiunazhin, apo mbrojtja e liderëve që i bëjnë dëm vendit të tyre. Arsyeja? Një vend jo mik, mund ta shkatërrosh duke cilësuar mik të mirë dikë që të zezat e mëdha ia bën vendit të tij.

Këta liderë mbrohen, vlerësohen dhe mbahen gjatë në pushtet pasi nuk ka investim më të mirë sasa të shohësh të rrënuar një shtet që se do, duke mbrojtur liderët autokratë të tyre. Nëse Kos del me prova të forta se është tundur në “dybekët e Beogradit” që në vitin 1980, kuptohet qartë edhe arsyeja përse mbajnë në pushtet “dhallin e thartuar” prej 13 vitesh./ Boldnews/