Ballina Politika “Mamica” rikthehet me buzëqeshje për Ditën e Verës. Mesazhi i koduar për...

“Mamica” rikthehet me buzëqeshje për Ditën e Verës. Mesazhi i koduar për Skënderbeun

163
0

Elisa Spiropali i është rikthyer jetës publike me një postim për Ditën e Verës. E buzëqeshur ajo uron për festën me një fjali inkurajuese: “Çdo ditë përpara.”

Ish-ministrja e Jashtme ishte ditët e fundit në qendër të debatit politik pas mungesës së saj në votimin për imunitetin e Belinda Ballukut. Edhe më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ajo kishte refuzuar të mbështeste vendimin politik të kryetarit Edi Rama për mbrojtjen e Belinda Ballukut.

Ky rebelim duket se i ka kushtuar rëndë “Mamicës” të cilën jo më larg se dje “Skënderbeu” e injoroi, duke ia lënë përgjegjësinë për mungesën e saj Taulant Ballës.

Me gjasë, rebelimi i përkohshëm i zonjës Spiropali është një qejfmbetje me Edi Ramën, për shkak se ai e largoi më shpejt sesa e emëroi në Ministrinë e Jashtme.

Betejat e brendshme të mazhorancës tashmë kanë nxjerrë kokën qartas dhe publikisht. Dhe kush mendon se Elisa apo të ngjashëm me të rebelohen për parime, apo se janë në mbrojtje të SPAK, thjesht nxitohen.

Spiropali dhe të tjerë të ngjashëm me të nuk kanë asgjë parimore në “rebelimet” e tyre ndaj Edi Ramës. Nëse ky i fundit do t’i thërrasë për t’u ofruar thërrimet e mbetura të pushtetit të PS, ata do të jenë të parët që do t’i rrëmbejnë dhe përtypin pa bërë naze dhe me servilizmin e zakonshëm.

Kjo është pak, por e sigurt, historia e të mërziturve me Edi Ramën, të cilët ai i injoron dhe i përfill sipas interesave të momentit.