Ballina Kronika DURRES/ Strehonte në biznesin e tij në fshatin Vrrin 63 shtetas të...

DURRES/ Strehonte në biznesin e tij në fshatin Vrrin 63 shtetas të huaj, dyshohet trafikim, policia nis procedimin penal

179
0

Policia ka vënë në procedim një shtetas 56 vjeç nga fshati Vrrin. Arsyeja ka qenë strehimi në ambjentet e administrimit të tij të 63 shtetasve të huaj. Sipas policisë këta shtetas mbaheshin në kushte të rënda higjenike, ndësa policia ka bërë të ditur se dyshohet për qëllime trafikimi ose punësim paligjshëm. Shtetasit e huaj ishin nga kombësi të ndryshme.

Informacioni policisë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili në fshatin Vrrinë, Durrës, në subjektin që ka në administrim, iu gjetën të strehuar në ambiente me kushte të këqija higjienike 63 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme, që dyshohet se qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm.