Ballina Kronika DURRES/ “Ose na dorëzo shtëpinë, ose…”/ I ati i mori 15 mijë...

DURRES/ “Ose na dorëzo shtëpinë, ose…”/ I ati i mori 15 mijë euro për blerjen e një banese, 3 persona dhunojnë 49-vjeçarin

138
0

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar banues në Kavajë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me 2 persona të tjerë të paidentifikuar kanë dhunuar një 49-vjeçar.

Sipas Policisë, këta tre persona i kanë kërkuar 49-vjeçarit që të dorëzojë banesën e babait të tij të nderjë, ose të kthejë mbrapsht shumën prej 15 mijë eurosh, të cilën i ati i tij dyshohet se ia kishte marrë njërit prej këtyre personave, me qëllim blerjen e banesës.

Pasi ndërroi jetë, dyshohet se ky borxh kishte mbetur pa u shlyer, çka solli edhe konfliktin mes këtyre personave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese. Punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e Policisë.