Ballina Dossier 15 mars 1958 – Dita e Anijeve Mbiujëse Luftarake të Forcës Detare-...

15 mars 1958 – Dita e Anijeve Mbiujëse Luftarake të Forcës Detare- Ditë në historinë e Forcës Detare

71
0

Nga Artur Meçollari 

Më 15 mars 1958, në Portin e Durrësit, në prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore, u ngrit për herë të parë Flamuri i RSH në bordin e gjashtë gjuajtësave të mëdhenj detarë (GJMD) të Projektit “122 BIS” ose klasifikuar nga NATO i klasit “Kronshtadt”. 15 marsi konsiderohet edhe Dita e Anijeve Mbiujëse Luftarake të Forcës Detare (Flotës Luftarake Detare). Krenar që kam shërbyer për nëntë vjet në GJMD F-322 “Vjosa” nga të cilat katër vjet komandant I tij.

Gjuajtësat e mëdhenjë detar filluan të prodhohen në vitin 1953 dhe hynë në formacion luftarak në vitet 1953-54 nën flamurin e Flotës Luftarake Detare të ish-Bashkimit Sovjetik në Detin e Zi (Sevastopul). Në vitin 1958 Flotës Luftarake Detare Shqiptare iu bashkuan gjashtë gjuajtësa të mëdhenj detare dhe mërritën në Portin e Durrësit në 5 mars 1958. Në 26 mars 1958 gjuajtësat e mëdhenj detarë hynë në bazën detare të Sazanit. Në 8 janar 1959 gjuajtësat e mëdhenj detarë u përfshinë në Brigadën e Mbrojtjes Rajonale Ujore (Br. MRU) me komandant brigade kapiten i rangut të tretë Azis Hasa dhe komandant i Gr. GJMD kapiten lejtnant i dytë Qemal Hate.

Dy GJMD, nr. 502 dhe nr.504, më 10 janar 1960shkuan për rimont në Sevastopul (ish-BRSS) nën komandën e kapiten lejtnant Zisi Anastasi dhe kapiten lejtnant Zaçe Zhupa. Ata nuk iu kthyen më FLD Shqiptare. Më 1 gusht 1961 flamuri i FLD të Shqipërisë u ul nga dy GJMD në Sevastopul.
Komandantët e parë të katër gjuajtësave të mëdhenj detar ishin:

GJMD 131 “VJOSA”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant, kapiten lejtnant i dytë Qemal Hate
GJMD 132 “SEMANI”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant, kapiten lejtnant i dytë Petrit Hysi
GJMD 295 “BUNA”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant, kapiten lejtnant i dytë Mehmet Karashabani.
GJMD 237 “DRINI”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant , kapiten lejtnant i dytë Sandër Gjiçi

Në 5 janar 1965, me riorganizimin e FLD-së, u krijuan Flotiljet nr. 52 në Sazan dhe nr. 66 në Durrës dhe katër gjuajtësat e mëdhenj detarë u ndanë. GJMD “VJOSA dhe “SEMANI” u përfshinë në Gr.MRU të Flotiljes nr. 52 me komandant kapiten i rangut të tretë Izet Velçani. GJMD “DRINI” dhe “BUNA” u përfshinë në Gr.MRU të Flotiljes nr. 66 me komandant kapiten i rangut të tretë Petro Treni. Me krijimin e BUD-e në vitin 1974 Gr. MRU u emërual Gr. AML.

Gjuajtësat e mëdhenj detarë u ribashkuan në vitin 1993 me krijimin e Distrikteve Detare, në strukturën e GR. AML të Distriktit Detar Vlorë. Ata qëndruan të përfshirë në këtë strukturë, edhe me krijmin e Flotiljes Detare Jugore, derisa dolën nga formacioni luftarak, si më poshtë:

GJMD “VJOSA”. Dalë nga formacioni luftarak me VKM Nr. 80, datë 14.09.2011. Kthyer në skrap.
GJMD “BUNA”. Dalë nga formacioni luftarak me VKM nr. 617, datë 02.4.2002. Shitur si skrap.
GJMD “SEMANI”. Mbytur në Kanalin Verior të Gjirit të Vlorës në mars 1997. Dalë nga formacioni luftarak me Vendim të Këshillit të Mbrojtjes nr. 4, datë 10.12.1997.
GJMD “DRINI”. Dalë nga formacioni luftarak me VKM nr. 617, datë 02.4.2002. Shitur si skrap.

GJMD përbëjnë fillesën e anijeve mbiujëse me kapacitete luftarake. Ata ishun anije të specializuar në luftën kundërnëndetëse. Në vitin 1974 FLD u pajis edhe me gjashtë GJVD të cilët shërbyen në BUD-in e Sarandës dhe Shëngjinit deri në vitin 1993. Me krijimin e Distrikteve Detare ata u transferuan në Vlorë dhe Durrës derisa dolën nga formacioni luftarak.

Ka qenë një nga privilegjet dhe përgjegjësitë më të mëdha të karrierës time të shërbej prej 10 vjetësh në GJMD F-322 “VJOSA” në detyrat shefit të OL-2-3, zëvendëskomandantit dhe katër vjet komandant i saj, si dhe më pas si shef i Shtabit të Distriktit Detar, komandant i Grupit Luftarak, komandant i Flotiljes Detare Jugore, si dhe zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Fircës Detare.