Ballina Aktualitet 336 referime penale në 2025 për punonjës të policisë dhe institucioneve të...

336 referime penale në 2025 për punonjës të policisë dhe institucioneve të sigurisë

67
0

Raporti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2025 tregon një rritje të aktivitetit hetimor ndaj punonjësve të strukturave të sigurisë, ndërsa paralelisht është vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe një instrument i ri për denoncime të drejtpërdrejta përmes telefonit celular.

Sipas raportit, është ka lançuar aplikacioni celular “Agjencia Dixhitale”, i disponueshëm në dy sistemet kryesore të telefonave inteligjentë. Përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të raportojnë në mënyrë të thjeshtë dhe me anonimat të plotë çdo shkelje apo abuzim të dyshuar nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, tre institucionet që mbikëqyren nga agjencia.

Në të njëjtën kohë, të dhënat e raportit tregojnë një rritje të efikasitetit të hetimeve proaktive gjatë vitit 2025, të fokusuara jo vetëm te nivelet zbatuese, por edhe te nivelet drejtuese të strukturave të policisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë.

Gjatë vitit 2025, strukturat hetimore të agjencisë kanë referuar pranë organit të ndjekjes penale 336 referime penale për 444 punonjës të strukturave dhe shtetas. Nga këta, 95 janë punonjës policie të nivelit të parë drejtues, 330 punonjës policie të nivelit zbatues, 9 punonjës civilë administrativë, 9 efektivë të Gardës së Republikës, 1 punonjës i shërbimit zjarrfikës dhe 62 shtetas.