Ballina Sport Champions, trajneri i Arsenalit: I kam idetë e qarta për Leverkusenin, do...

Champions, trajneri i Arsenalit: I kam idetë e qarta për Leverkusenin, do tregojmë veten

63
0

Arsenal dhe Leverkusen barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të Champions. Arteta, trajneri i londinezëve, tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes së kthimit.

“Shumë faktorë do të ndikojnë që të jemi në çerekfinale. Ne duhet t’i kemi të gjitha elementet në anën tonë për ta arritur këtë.

Kur i pamë duke luajtur kundër Bayern Munich, ishte shumë e qartë se janë një skuadër e trajnuar mirë dhe me strukturë të qartë. Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë para tifozëve tanë dhe shpresojmë ta arrijmë këtë”- tha ai.