Ballina Kronika Aksioni për kapjen e Ylli Zallës, çfarë gjeti policia në banesën e...

Aksioni për kapjen e Ylli Zallës, çfarë gjeti policia në banesën e ‘mjeshtrit’ të prodhimit të bombave artizanale

79
0

Uniformat blu zhvilluan një ditë më parë një operacion të gjerë në zonën e Fushë-Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

Sipas shërbimeve të policisë gjatë këtij aksioni në oborrin e banesës së Ylli Zallës u gjet një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ylli Zalla, 49 vjeç, është një person me precedentë të mëparshëm dhe emri i tij është i lakuar edhe në ngjarje kriminale. Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit.

Ai rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani.

12 vjet më parë Zalla është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad