Ballina Kronika Aksident tragjik në vend/ Përplaset makina plot me klandestinë, raportohet për 8...

Aksident tragjik në vend/ Përplaset makina plot me klandestinë, raportohet për 8 viktima. Dyshohet se tentoi t’i ikë policisë

55
0

Aksident i rëndë automobilistik në Këlcyrë me 8 të vdekur. Një automjet i mbushur me klandestinë nga vendet e Lindjes se Mesme ka pësuar aksident dhe raportohet për 8 viktima, të gjithë emigrantë të paigjshëm

Makina Mercedez Benz e drejtuar nga një shkodran eshte pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë e kësisioj ka pësuar aksident të rëndë me 8 viktima.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.