Ballina Kronika “Largohu nga banesa me fëmijët ose…”/ Muçi Shaljani u vra në atentatin...

“Largohu nga banesa me fëmijët ose…”/ Muçi Shaljani u vra në atentatin në Rinas, vëllezërit dhe bashkëshortja sherr për pronat! Dhunë dhe grushte, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

139
0

E veja e Muçi Shaljanit alias “Sheqeri”, agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që u ekzekutua në atentatin mafioz afër aeroportit të Rinasit bashkë me Gilmando Danin mesditën e 11 nëntorit 2025, kallëzon për dhunë dhe kërcënim kunatin e saj.

Pas denoncimit të gruas, forcat e Komisariatit nr. 3 në Tiranë kanë arrestuar Shemsi Shaljanin për akuzën e “dhunës në familje” dhe ndaj tij, më 16 mars, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit në burg.

Referuar të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se më 13 mars, nëna e 3 fëmijëve është paraqitur në komisariat dhe ka pretenduar se pas vdekjes së bashkëshortit, vëllezërit e tij kanë ngritur pretendime në lidhje me pronësinë e një objekti 4-katësh dhe dy ambienteve bar-kafe që më herët i kishte administruar vetë ai.

Sipas gruas, ishte vëllai nga ana e nënës, Denis Morina, që i kishte marrë çelësat dhe kishte ngritur pretendime në lidhje me pronësinë.

E veja e agjentit të vrarë nuk ka bërë kallëzim, por forcat e Komisariatit nr. 3 kanë thirrur Denis Morinën dhe, sipas të dhënave të dosjes, rezulton se mes palëve është arritur marrëveshje. Denis Morina i ka dorëzuar të vejës së vëllait çelësat e objektit, ndërsa policia e ka këshilluar që, nëse kishte pretendime lidhur me pronësinë, t’i drejtohej gjykatës civile.

Por një ditë më vonë, gruaja ka trokitur sërish në dyert e komisariatit dhe ka kallëzuar për dhunë kunatin e saj, Shemsi Shaljani.

Ajo iu rrëfeu oficerëve se ai kishte shkuar te dera e banesës, duke goditur me grushta derën dhe i ka kërkuar të largohet nga prona së bashku me fëmijët e saj, si dhe e ka kërcënuar me jetë.

Policia ka firmosur menjëherë urdhër mbrojtjeje për nënën e 3 fëmijëve, ndërsa Shemsi Shaljanin e ka arrestuar nën dyshimet për “dhunë në familje”. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të.