Ballina Kronika Dhunoi nënën, gjyshen dhe tezen në Kolonjë, arrestohet 40-vjeçari

Dhunoi nënën, gjyshen dhe tezen në Kolonjë, arrestohet 40-vjeçari

65
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dhune në familje.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet T. C., banues në Tirana, i cili dyshohet se në Leskovik ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, gjyshes dhe tezes së tij.

Autoritetet bëjnë me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Leskovik, Kolonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, gjyshes dhe tezes së tij.”, -citohet në njoftimin e policisë.