Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime penale per drejtim automjeti gjendje dehur, vjedhje...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime penale per drejtim automjeti gjendje dehur, vjedhje dhe dhunë familje

116
0

Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. B., 49 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi në lagjen nr.14, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin J. T., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.

-S. H., 23 vjeç, banues në Fier, i cili në lagjen nr.14 , duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me trafik ndarësen e rrugës. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.

Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

-A. A., 66 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Ky shtetas është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar.

-J. B., 41 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr.1, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit G. Ç., 31 vjeç dhe Rr. T., 31 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4 , në një dyqan shtetasi G. Ç., ka vjedhur një celular dhe ia ka shitur shtetasit Rr. T., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi G. Ç., është autor i vjedhjes së mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të marrë një automjet në pronësi të vjehrrit të tij.

Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-L. Sh., 43 vjeç, Y. D., 50 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi në gjendje të dehur, për motive të dobëta, kan goditur me grushte njëri-tjetrin.

-S. A., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17 , dyshohet se ka gërvishtur njëdurres, policia pranga, vjedhje, dhune familje,  automjet në pronësi të shtetasit E. Ç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases:
-M. B., 39 vjeçe, banuese në Synej, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj shtetases G. B., 39 vjeçe.

Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi kallëzon shtetasi I. B., 49 vjeç, banues në Rrashbull, se i kanë vjedhur në banesën e tij, në Golem disa pajijse elektroshtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi:
-Dje, është gjendur në banesë pa shenja jete, nga urgjenca, shtetasja B. V., 60 vjeçe, banuese në Katund-Sukth. Nga veprimet e kryera dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.