Mijëra njerëz marshuan të dielën në rrugët e kryeqytetit shqiptar në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Demonstruesit u mblodhën përpara zyrës së kryeministrit në Tiranë pas thirrjes së Partisë Demokratike (PD), partia kryesore e opozitës dhe kërkuan që Rama dhe qeveria e tij e majtë të japin dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion.
Ata hodhën kokteje Molotov dhe policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe topa uji.
Kokteje Molotov u hodhën gjithashtu ndaj disa ndërtesave të ministrive dhe automjeteve të policisë.
Shumë rrugë në Tiranë u mbyllën për qarkullim, ndërsa u angazhuan qindra efektivë policie.
Në muajt e fundit janë zhvilluar protesta kundër qeverisë në Shqipëri, ndërsa partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë protestat.







