Ballina Aktualitet “Patëllxhani pa cilësi 320 lekë, speci 340″/ Braçe i revoltuar me çmimet...

“Patëllxhani pa cilësi 320 lekë, speci 340″/ Braçe i revoltuar me çmimet e perimeve: Abuzime skandaloze

117
0

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar lidhur me rritjen e çmimeve të perimeve. Në një vëzhgim që ka kryer në zonën numër pesë në Tiranë, Braçe rendit në “Facebook” çmimet e perimeve, të cilat i quan abuzime skandaloze.

Po ashtu, Braçe shton se këto jepen pa faturë, ndërsa shitësit zaptojnë edhe trotuaret ku duhet të kalojnë të moshuarit.

“Sa për ushqimin, për perimet e frutat; tek trotuari nga shkolla vasil shanto e poshtë, ka disa pika të shitjes së perimeve e frutave. I pashë tani, çmimet janë çmendur dhe këte këto pikat mbahen si më të lirat tek 5-sa.

Domatet fillojnë me 300 lekë dhe arrijnë deri në 340 lekë për kilogram. Domatet e vogla, të huaja doemos, janë 640 lekë për kilogram; Speci i kuq ka arritur në 340 lekë për kilogram; karrota ka arritur në 140 e shkon dhe 150 lekë për kilogram; patëllxhani dhe pa cilësi ka arritur në 320 lekë për kilogram; bizelet kanë arritur në 480 lekë për kilogram; mashurkat kanë arritur në 600 lekë për kilogram.
Domethënë keq! Abuzimi është skandaloz, për më tepër kur këto lekë ti marrin edhe pa faturë tatimore. Po e përsëris, këto pika mbahen si më të lirat në Tiranë.

Ndërkohë, kam një vit që i kërkoj policisë së bashkisë të lirojë gjysmën e trotuarit që ju merret të moshuarve e lëvizin këtu e që grabiten me këto çmime, por mesa duket policia e bashkisë ka gjetur mirëkuptim me çdo kënd këtu, i bie shkurt, inate komshinjsh”-shkruan Braçe.