Trupi Gjykues (trupa të ndryshme gjykues për secilën çështje) i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) ka rrëzuar kërkesat e 13 gjyqtarëve e prokurorëve, që kërkonin rishikimin e vendimeve të shkarkimit.
Mësohet se Trupi Gjykues i KPA-së rrëzoi kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.
Të 13-të këta ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë kundërshtonin vendimet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që la në fuqi vendimet e KPK-së për shkarkimin e tyre nga detyra, apo që i shkarkoi nga detyra.
Kujtojmë se pas vettingut në Drejtësi, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga sistemi, pasi i janë gjetur shkelje të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës, për mos-justifikim të pasurisë apo për ‘pastërtinë’ e figurës.







