Ballina Kronika DURRES/ Policia arestime dhe procedime për vepra penale nga dhunë familje, vjedhje,...

DURRES/ Policia arestime dhe procedime për vepra penale nga dhunë familje, vjedhje, kalim paligjshëm kufiri dhe drejtim automjeti gjendje dehur

121
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrolit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. H., 21 vjeç. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Arapaj, i cili ishte në kërkim policor pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Pas komunikimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., banues në Përmet, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 bagëti të imëta, në lagjen nr. 15, Durrës.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 22 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.