Ballina Kulturë Përkujtohet vdekja e Bajram Currit, sot 101 vjet nga vrasja e e...

Përkujtohet vdekja e Bajram Currit, sot 101 vjet nga vrasja e e Heroit të Popullit

92
0

Sot mbushen 101 vjet nga vrasja e Heroit të Popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet Zogut. Bajram Curri ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.

Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar 96 vjet, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet që e çuan Bajram Currin në këtë përfundim tragjik janë të evidentuara në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, një pjesë e të cilave, për arsye të ndryshme, akoma nuk janë bërë publike.

U kalit me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që e përjetoi mjaft të afërt si periudhë, me vrasjen e t’atit, Shaqir agës. Shtëpia e Currve të Gjakovës, kanë qenë zotní, të cilësuar me këtë titull, të Krasniqes. Titullin deri te Bajrami, familja e pati Agë. Prej qëndresës së të atit ndaj trupave turke më 1860 në malësitë e Krasniqes, Mahmud Pasha shtrëngohet të tërhiqet në Gjakovë, ku rreshtoi disa anëtarë të familjes së tij dhe parinë e vendit për t’i burgosur në Krushën e Madhe, fshat në komunën e Rahovecit.

Këtu i burgosur, lindi më 1862 Bajram Curri. Pas gjashtë muajsh Sulltan Abdyl Hazizi vendos t’i lirojë kosovarët. Duke qenë se Bajramit me kohën iu dëgjua zëri në krahinën e tij, si për kundërshtitë ndaj bejlerëve të Kryeziut, një komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së fundi kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesor të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës.