Ballina Europë Flakët përfshijnë edhe Turqinë, zjarr i madh pyjor në Antalia! Në aksion...

Flakët përfshijnë edhe Turqinë, zjarr i madh pyjor në Antalia! Në aksion avionë, helikopterë dhe mbi 130 zjarrfikës

60
0

Turqia po përballet me një tjetër vatër të madhe zjarri, kësaj radhe në zonën e Kas, në provincën e Antalias, ku autoritetet kanë angazhuar forca të shumta për të vënë flakët nën kontroll.

Sipas mediave turke, operacioni i shuarjes po zhvillohet si nga ajri ashtu edhe nga toka. Në ndërhyrje janë përfshirë 6 helikopterë, 3 avionë zjarrfikës, 14 autobote me ujë, 5 mjete furnizimi me ujë, 2 automjete të reagimit të shpejtë dhe 135 efektivë të shërbimit pyjor.

Flakët po favorizohen nga era e fortë, duke vështirësuar punën e ekipeve në terren. Autoritetet vijojnë përpjekjet intensive për të izoluar dhe shuar zjarrin, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme në banesa.