Ballina Bota Bilanci tragjik në Kinë, shkon në 41 numri i viktimave nga rrëshqitja...

Bilanci tragjik në Kinë, shkon në 41 numri i viktimave nga rrëshqitja masive e dheut në Chongqing

51
0

Numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut që goditi qytetin Chongqing në jugperëndim të Kinës më 17 korrik është rritur në 41, sipas mediave shtetërore kineze.

Autoritetet konfirmuan bilancin e ri pas analizave të ADN-së mbi mbetjet njerëzore të gjetura gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonën e prekur.

Fillimisht, autoritetet kishin raportuar 11 viktima dhe rreth 50 persona të zhdukur. Përditësimi i fundit nuk ka dhënë një shifër të re për të zhdukurit. Ekipet e shpëtimit kanë vijuar punën në terren, ku ditët e fundit kanë zbuluar një autobus të vogël të mbuluar nga dheu dhe mbetje njerëzore mes rrënojave.

Tragjedia ndodhi mëngjesin e 17 korrikut, kur një punëtor vuri re rënien e shkëmbinjve dhe njoftoi autoritetet. Banorët e zonës nisën të evakuoheshin, por gjatë operacionit ndodhi rrëshqitja e madhe e dheut, e cila shkatërroi të paktën 10 ndërtesa dhe shumë automjete. Mbi 1,100 banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të frikës nga rrëshqitje të tjera të mundshme. Ekipet e emergjencës vijojnë monitorimin e zonës dhe kërkimet për persona të tjerë të prekur nga tragjedia.