Tenderi për Portin e Ri tregtar në Porto Romano zyrtarisht i anulluar.
Njoftimi është shpallur në Buletinin e Agjencia e Prokurimit Publik.
Tenderi u anulua pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertë financiare.
Në garë ishte kompania Achirodon. Tenderi për këtë projekt, 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë.
Në garën e hapur në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm njëra prej tyre kaloi në fazën finale për të paraqitur një ofertë teknike dhe ekonomike.
Një nga kandidatët bëri kallzim në Prokurorinë e Posaçme.
Dy javë më parë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoritetit Portual Durrës dhe sekuestruan të gjithë dokumentacionin e garës për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.







