Ballina Politika “Çdo cep të Shqipërisë..”, Braçe nuk i ndal kritikat për socialistët: Pse...

“Çdo cep të Shqipërisë..”, Braçe nuk i ndal kritikat për socialistët: Pse heshtni sot?

99
0

Deputeti i PS-së Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me 7 prillin, i cili shënon 87 vjetorin e pushtimit të vendit tonë nga Italia fashiste.

Braçe teksa ka vlerësuar qëndresën e shqiptarëve në vitin 1939, ka shprehur kritika për heshtjen e politikës për këtë datë të rëndësishme në historinë e vendit tonë.

Deputeti socialist, nuk i ndal kritikat ndaj PS teksa shkruan “Por PS QE TRASHEGOI ME TE MIREN E LUFTES ANTIFASHISTE perse hesht, harron?!”, shkruan ai.

Postimi i Braçes:

SHQIPERI U PUSHTUA NGA ITALIA FASHISTE

ME 7 PRILL-NE NJE DITE SI KJO!

SHQIPERIA u tradhetua, por perseri e priti fashizmin me arme, ushtarakisht ishte e pamundur, prej POPULLIT ndodhi!

FASHIZMI NUK U PRANUA KURRE NE SHQIPERI!

Nga DURRESI ku Mujo Ulqinaku e patriote luftuan e dhane jeten per atdheun, ne PEZE ku u ngrit rezistenca e pare ANTIFASHISTE dhe cdo cep te Shqiperise, FASHIZMI U LUFTUA!

Prita edhe nje here me kot sot qe dikush nga pushteti e opozita te fliste per kete; heshtje dhe i kuptoj; opozita e djathte ka trasheguar qartesisht ata qe tradhetuan vendin, popullin, formuan qeverite kuinslinge e bashkepunuan me fashizmin kund popullit ne masakra te pergjakshme;

Por PS QE TRASHEGOI ME TE MIREN E LUFTES ANTIFASHISTE perse hesht, harron?!

Sa keq!