Nexhi Krasniqi nga Kosova ka kontestuar fotografitë e planerit Tokë që janë shkrepur prej Hënës nga misioni Artemis II.
Derisa NASA në profilin e saj në Facebook ka shkrepur për fotografitë epike që i ka realizuar ekuipazhi i Artemis II, shqiptari me emrin Nexhi Krasniqi i ka kontestuar ato.
Në një koment në statusin e NASA-s, ai ka pyetur se pse në këto fotografi nuk po duket yjet.
Sipas tij, këto fotografi janë bërë me inteligjencë artificiale.
“Pse nuk po duken yjet nga kjo pozitë? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, ka shkruar Krasniqi.
Çuditërisht këtij komenti i është përgjigjur NASA, duke i shpjeguar se pse në këto fotografi nuk duken ujët.
“Nexhi Krasniqi, nuk mund të shohim yje në këto imazhe, sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të skenës”, i është përgjigjur NASA.









