Shoferët në një autostradë në Tajlandë u përballën me një pamje të pazakontë kur panë një struc duke vrapuar pranë makinave të tyre.
Një video që qarkullon në internet u bë shumë shpejt virale dhe tregon zogun miqësor duke vrapuar në një trafik të bllokuar, ndërsa një kamera nga një makinë e vendosur direkt pas strucit ka kapur skenën.
Sipas AFP-së, struci gjashtëmujor shkaktoi trazirë në një autostradë të ngarkuar jashtë Bangkokut kur doli nga një park argëtimi me tematikë kafshësh dhe filloi të vraponte midis automjeteve përpara se të kthehej shëndoshë e mirë në vendin e tij të mbyllur.
Pamja e tij habiti shoferët, teksa ishte arratisur nga parku ku mbahej.
Shpendi u pa duke vrapuar në mes të një autostrade me tre korsi në provincën bregdetare të Chonburit, ndërsa makinat dhe kamionët kalonin pranë tij, sipas një videoje të postuar nga një shofer që ishte menjëherë pas tij.
“Kush humbi një struc në rrugë? Ejani ta merrni. Po vrapon kaq shpejt”, dëgjohet shoferi të thotë në video.







