Ballina Europë Mbushi Venecian me drogë, shqiptari arrestohet në Spanjë! Pjesë e organizatës që...

Mbushi Venecian me drogë, shqiptari arrestohet në Spanjë! Pjesë e organizatës që trafikoi 4 tonë kokainë

105
0

Një shqiptar i akuzuar si pjesë e një organizate të madhe të trafikut të drogës në Itali, është arrestuar teksa fshihej në Spanjë.

28-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për trafikimin e një ngarkesë prej 4 tonësh kokainë, me të cilën do mbushnin tregun italian.

Grupi u godit gjatë një operacioni në vitin 2022 dhe prej asaj kohe shqiptari ishte shpallur në kërkim. Sasia e drogës shpërndahej kryesisht në zonën e Venetos, Citadella dhe Padova.

Autoritetet italiane njoftuan sot (8 prill) se kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u publikua.

Hetimi filloi pas deklaratave të një bashkëpunëtori me Karabinierët në Cittadella. Ai kishte qenë tashmë subjekt i një hetimi në vitin 2022 pas sekuestrimit të një dërgese prej 4 tonësh kokainë nga Drejtoria Antimafia e Triestes dhe Policia Financiare e Venecias, por burri u zhduk pa lënë gjurmë.

Një urdhër arresti evropian ishte në fuqi për të. Prokuroria e Padovës dhe Karabinierët kanë rindërtuar rrjetin e furnizimit falë lëvizjeve të dy korrierëve që merrnin furnizime nga 28-vjeçari shqiptar.

Kokaina shitej më pas në zonën e Padovës së Sipërme, informon media italiane.

Karabinierët mbërritën në Spanjë pas udhëtimeve të shpeshta që bënte babai i shqiptarit në Barcelonë. 28-vjeçari tani do mbahet në burgun Montorio në Verona.