Ballina Lifestyle Lottie Moss shfaqet në Londër me të dashurin, mes problemeve financiare dhe...

Lottie Moss shfaqet në Londër me të dashurin, mes problemeve financiare dhe një romance që po bëhet serioze

110
0

Lottie Moss doli e veshur me një palë pantallona shumë të shkurtra gjatë ditës më të nxehtë të vitit deri më tani, së bashku me të dashurin e saj Themy Kalaitzis në Notting Hill të Londrës, të enjten.

Kjo ishte hera e parë që modelja 28-vjeçare është parë në publik që kur u bë e ditur se po përballet me një faturë të madhe tatimore, gjë që e ka detyruar të mbyllë kompaninë e saj.

Duke lënë mënjanë problemet financiare, ajo u shfaq plot vetëbesim me pantallonat e shkurtra, të cilat i kombinoi me një bluzë të bardhë të bukur dhe një palë çizme të trasha biker, shkruan “Daily Mail”.

Lottie po fliste në telefon ndërsa po dilte nga një dyqan mishi në zonë së bashku me të dashurin e saj, me të cilin u zbulua muajin e kaluar se janë në lidhje.

Eksperti i artit Themy kishte veshur një kanotierë të zezë dhe pantallona të shkurtra sportive për çiklizëm, të kombinuara me atlete, duke treguar fizikun e tij muskuloz me veshje palestre.

Thuhet se çifti ka shijuar një sërë takimesh në Londër, me burime që pretendojnë se “gjërat po bëhen serioze” mes tyre.

Themy ndan stilin e tij luksoz të jetesës me 677 ndjekësit e tij në Instagram dhe tregon në bio se është këshilltar arti për Maddox Gallery.

Lottie duket se e ka bërë lidhjen zyrtare në Instagram disa javë më parë, duke postuar një foto të Themy gjatë një darke romantike me qirinj.