Ballina Politika Ambasadori Bergner takim me Shehajn dhe Kaprin: Demokracia karakterizohet nga pluralizmi dhe...

Ambasadori Bergner takim me Shehajn dhe Kaprin: Demokracia karakterizohet nga pluralizmi dhe parlamenti i fortë

90
0

Ambasadori gjerman, Karl Bergner ka pritur në takim këtë të enjte kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputetin Erald Kaprin. Ambasada Gjermane përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi.

Sipas ambasadës, ambasadori theksoi se një demokraci e gjallë karakterizohet nga pluralizmi dhe një parlament i fortë, i cili respekton edhe të drejtat e opozitës.

“Cilat janë dinamikat në Parlamentin Shqiptar dhe në peizazhin aktual partiak? Çfarë roli luan kultura e kujtesës dhe historia e komunizmit për Shqipërinë sot?

Ambasadori Bergner diskutoi këto dhe çështje të tjera sot me deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri të Partisë Mundësia. Një demokraci e gjallë karakterizohet nga pluralizmi dhe një parlament i fortë, i cili respekton edhe të drejtat e opozitës. Ju falënderojmë për vizitën dhe për bisedën e hapur”, shkruan Ambasada Gjermane.