Ballina Kronika PORTI DURRES/ Vihet në pranga shtetasi që transportonte me furgon, shumëllojshmëri mallrash...

PORTI DURRES/ Vihet në pranga shtetasi që transportonte me furgon, shumëllojshmëri mallrash të kontrabanduara. Sekuestrohen mallrat dhe automjeti

155
0

Në vijim të kontrolleve në hyrje-dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, bazuar në informacione policore, analizën e riskut dhe precedentët e mëparshëm, në hyrje u kalua në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, furgoni që drejtonte shtetasi E. B..

Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, furgoni dhe mallrat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.