Ballina Aktualitet SPAK pushton çështjen ndaj Myzyrit: Ish-kreu i prokurimeve publike ishte akuzuar për...

SPAK pushton çështjen ndaj Myzyrit: Ish-kreu i prokurimeve publike ishte akuzuar për shpërdorin detyre

107
0

SPAK pushon çështjen hetimore ndaj Jonaid Myzyrit. Ish-drejtori i Prokurimeve Publike ishte marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe u hetua për gati dy vjet.

Myzyri u shkarkua nga detyra para pak muajsh. Por tani thuhet se ai nuk ka kryer vepër penale dhe i ka kërkuar GJKKO-së të pushojë çështjen ndaj tij.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.