Ballina Opinion Një fotografi nga Gjermania për Shqipërinë dhe një koment për turizmin shqiptar

Një fotografi nga Gjermania për Shqipërinë dhe një koment për turizmin shqiptar

136
0

Nga Enver Isufi 

Sot po paraqes një foto në njërën nga libraritë e qytetit të Frankfurtit në Gjermani.

Te stenda  e librave  dhe hartave për udhëtimet në të gjithë botën, në krye të raftit të madh rënditeshin 5 (pesë) libra  mbi Shqipërinë nga autorë të ndryshëm.Në vitin e kaluar gjeta vetëm një libër të autores MEIKE GUTZWEILER.

Ky hakt na jep një sinjal se   numri i turitëve gjerman që do të vizitojnë  Shqipërinë për vitin 2026, ose do jetë  sa ai i dy viteve të fundit ose do të rriiet pak.

  • SITUATA E PAQËNDRUESHMËRISË POLITIKE DHE VATRAT E LUFTËS NË EVROPË DHE NË LINDJEN E MESME DHE TURIZMI NË SHQIPËRI.

Fatmirsisht Shqipëria  gjithnjë e më shumë po quhet “Një ishull paqe”  në Ballkan  dhe më gjërë.

“Instituti i Demotivimit të Shqiptarëve dhe të huajve për Shqipërinë” , ndonse ka shumë sektorë propogande , nuk ja ka arritur të  paksojë numrin e turistëve të cilët vizitojnë Shqipërinë. Kjo falë edhe lëvizjes së lirë të njerzëve, sepse për po të kishte qenë në dorën e politikave Evropiane  do gjendeshin disa “Yçkla” për të penguar sadopak livizjen drejtë Shqipërisë.

Kjo edhe për konkurencë ekonomike, edhe për xhelozi politike.

Këto  sebepe  do te shtohen ,siç  do ta shikojmë  gjatë afrimit të antarsimit .Disa shtete  do nxjerrin shkaqe të vogla , të cilat ata i vënë nën lupën e zmadhimit të gabimeve  . Gjithë sheshet e Europës  dhe botës janë mbushur me bustet e Evropianistit tonë të madh, Skënderbeut, por Europa nuk  preket në sedër nga kjo histori shqiptare.

Ngjarjet e fundit në botë, na mësojnë se na duhet jemi më shumë realista se sa futurista.

Kështu ka ndodhur edhe në fillimet e demokracisë.

Në fillimet e demokracisë, që nga zgjedhjet e para  pluraliste  model dhe me mungesën e “Viruseve në CD-në e shoqërisë  tonë”, ishim më pranë antarsimit:Më vonë  pasi na e mbushën “CD-në plot me viruse”, tani na detyrojnë ta pastrojmë këtë CD, pikrisht për të  vonuar integrimin.( natyrisht  nuk duhen  mohuar  edhe gabimet tona)

Në këto kushte  plotësimi i standartëve  për” komisionin evropian  të provimeve” le të vazhdojë për të marë notë kaluese, por koha na mëson se  standartet na duhen për shtëpinë tonë, dhe jo vetëm për miqtë e shokët që vizitojnë shtëpinë tonë.

Turizmi me të gjithë sektorët përbërës, është në duart tona dhe të vizitorëve privat nga e gjithë bota. Kjo degë e ekonomisë do jetë më e pavarur nga «embargot e mshefta»,  nga gurat nën rrota që duan të na vënë. Kjo përpjekje për pengesa nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë edhe në të ardhmen.

Prandaj mendoj se Qeverinë tonë  nuk duhet të zejë gjumi për përmisimin e defekteve të rritjes ,defekte   ende nuk janë përmirsuar (Higjena mjedisit,transporti publik, edukimi i personelit të të gjitha niveleve, siguria publike perfekte, edukacioni masiv deri te shoferet e taksive dhe autobuzave dhe vetë qytetarëve  etj e tj) janë defekte, të cilat duhen riparuar me këmbëngulje.

Le të jemi realist, sa më shumë që Shqipëria zbukurohet,  aq më shumë do të sulmohet. Miqtë dhe dashamirësit e Shqipërisë, janë më të shumtë se sa keqdashësit, por e keqja realizohet edhe me  pak keqdashës, prandaj mendoj se Turizëm plus  patriotizëm, na rrit edhe mirëqenien, na bën  edhe më krenar si shqiptarë.

Frankfurt, Gjermani 4 Mars 2026. Në një librari, pesë tituj librash mbi Shqipërinë për turistët gjermanofolës të cilët mundet të vizitojnë Shqipërinë.