Ballina Politika Përjashtimet nga seancat plenare/ Deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të...

Përjashtimet nga seancat plenare/ Deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të Tiranës

78
0

Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Komisioni i Etikës në Parlament i janë drejtuar gjykatës administrative, prej së cilës kërkojnë shfuqizimin e vendimit që i përjashtoi për dy muaj nga punimet e Kuvendit.

Si paditës rezultojnë deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka dhe Klevis Balliu, të përjashtuar më herët nga punimet e Kuvendit për një afat prej gati dy muajsh.

Disa herë deputetët e PD-së janë përjashtuar gjatë punimeve të parlamentit të kësaj legjislature për flakadanë, prishje të seancës dhe përplasje me oficerët e Gardës dhe hedhje të sendeve në drejtim të kryetarit të Kuvendit.

Kjo është hera e parë që, pas ndëshkimit administrativ nga Kuvendi, deputetët i drejtohen gjykatës.