Ballina Lifestyle Kjo është vajza amerikane, që tregoi gjoksin në një ndeshje hokej dhe...

Kjo është vajza amerikane, që tregoi gjoksin në një ndeshje hokej dhe fitoi një kontratë nga Playboy

10
0

Një fanse amerikane e Edmonton Oilers ka fituar një kontratë me Playboy pasi ka treguar gjoksin e saj ne një ndeshje playoff të hokejit mbi akull, një lëvizje që u bë virale në SHBA.

“Kjo është Kate, maskota”, thuhet në postimin e Playboy për kontratën e sportdashëses. Kate, e cila sipas Daily Mail kishte refuzuar ofertat nga faqet rozë, u bë e famshme në rrjetet sociale kur më 31 maj tregoi gjoksin gjatë fitores së ekipit të saj ndaj Dallas Stars.

Ajo vetë në postimin e saj në Instagram rreth 24 orë më parë ka pohuar se gjithçka është bërë në gjendje të dehur.

“Përshëndetje, une jam vajza Oilers- emri im i vërtetë është Kate. Mendova shumë për atë që doja t’ju tregoja. Ajo që dua të them është se ju mund të jeni personi më i përsosur, ju mund të shpëtoni kotele nga mbytja në lumenj, por gjithmonë do të ketë dikush që ju urren. U deva dhe zhvesha gjoksin në një lojë Oilers dhe u bë virale’, shkruan Kate në rrjetin social në Instagram.