Ballina Kronika Himarë/ Vodhën sende me vlerë të dy turistëve gjerman, arrestohet 18-vjeçari, në...

Himarë/ Vodhën sende me vlerë të dy turistëve gjerman, arrestohet 18-vjeçari, në hetim një i mitur

10
0

Një 18- vjeçar është vendosur në pranga dhe një i mitur 13-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi u vodhën një shumë parash, tabletë, celularë dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermanë.

Ngjarja ka ndodhur në  plazhin e Lapardhasë, Lukovë informoi sot policia.

Uniformat blu i kanë rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman, të cilët kanë falënderuar për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar për gjetjen dhe kthimin e sendeve të tyre.

“Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasit: F. Q., 18 vjeç, banues në Lukovë. Ndërsa për autorin tjetër, 13-vjeçarin, nisi procedimi në gjendje të lirë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.