Ballina Europë Të shtëna me armë zjarri në plazh, raportohet për dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në plazh, raportohet për dy të plagosur

8
0

Momente paniku në një plazh në Brindisi, ku dy persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Të shtënat mendohet se kanë pasuar një debat që ka ndodhur mes disa personave, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dy të plagosurit kanë marrë lëndime në gjymtyrën e poshtëm. Sipas raportimeve, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një 43 vjeçar dhe një 61-vjeçar, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë.