Gjatë komunikimit me ndjeksit e tij në faqen e tij në FB, Sali Berisha, u pyet nga një demokrat i cili duket se jeton jashtë vendit, se kur do ta nxirrte çelësin që rrëzon Edi Ramën, pasi të gjithë e dinë se ai e ka atë. Berisha shmangu “çelësin” e tij, por u përgjigj se revolta qytetare është çelësi i vetëm për të larguar Edi Ramën dhe bandën e tij.
Halit Pepmarku: Doktor Berisha, gjithë populli e di mirë se ti ke një çelës për të larguar Edi Ramën nga pushteti kriminal. A do ta hapësh këtë muaj që në verë të vijmë dhe të çmallemi në vendin tonë. Nxirre atë çelës të lutem.*
Sali Berisha: Zemërimi qytetar, revolta qytetare është çelësi i vetëm për të larguar Edi Ramën dhe bandën e tij.
Dhe ne do bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt.







