Kjo është ajo që tregon një hulumtim i botuar në revistën Science dhe i koordinuar nga Simon Widmann i Universitetit të Würzburgut në Gjermani.
“Është një ekuacion që daton rreth 40 vjet më parë, kur unë, Kardar dhe Zhang ishim të interesuar në rritjen e sipërfaqeve”, tha Parisi për ANSA-n. Për të krijuar një ide mbi kompleksitetin e problemit, mendoni se çfarë ndodh kur pini një cigare: “Në letër, ju vëreni një zonë të bardhë, të padjegur dhe më pas zonën që, ndërsa digjet, ndryshon ngjyrë. Kufiri”, thotë laureati i Çmimit Nobel, “nuk është një vijë e drejtë, por ju vëreni lëkundje, lakime dhe gropëza, dhe ndërsa vazhdoni të pini duhan, forma vazhdon të ndryshojë, duke u bërë gjithnjë e më e parregullt”.fenomene kuantike, ekuacioni, 40 vjecar,
Për të studiuar këtë fenomen më saktë, u kryen eksperimente në të cilat, në një fletë letre prej një metri katror, u vu re përhapja e një djegieje pa flakë. Në mënyrë të ngjashme, duke studiuar materialet kuantike dy-dimensionale, autorët e hulumtimit të botuar në Science “panë se ajo që vëzhguan ishte në përputhje të plotë me ekuacionin Kardar-Parisi-Zhang “, vëren Parisi.
I studiuar intensivisht nga shumë matematikanë, “ekuacioni mund të zbatohet në situata konkrete, siç është përhapja e zjarreve, por merita e këtij hulumtimi është se ka treguar se ai mund të shpjegojë edhe rritjen e materialeve kuantike, domethënë, vëren ai, ” një problem kuantik mund të përshkruhet nga një ekuacion që nuk është projektuar për sistemet kuantike. Së fundmi, hap mundësinë e një serie të re eksperimentesh për të studiuar këtë ekuacion në kontekste të tjera, siç janë materialet më komplekse”.







